Fjalë Kyçe

Përfundon pa ndonjë marrëveshje takimi Thaçi – Vuçiq

Përfundon pa ndonjë marrëveshje takimi Thaçi – Vuçiq

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në Bruksel ndërmjet presidentëve të Koosvës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Edhe ky takim është lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në një komunikatë të Mogherinit për media thuhet se Bashkimi Evropian pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës konkrete të aspiratave të tyre evropiane.

Në diskutimet e saj me dy presidentët Federica Mogerini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

Ata diskutuan për hapat e nevojshëm në rrugën përpara dhe vendosën të mbesin në kontakt të vazhdueshëm në ditët në vijim.

 

————————

 

Fillon takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

 

Pas përfundimit të takimeve të ndara në Bruksel, sapo ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, raporton lajmi.net.

Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se ky dialog ka të bëj me arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.