Fjalë Kyçe

A është më i rëndësishëm fati apo inteligjenca?

A është më i rëndësishëm fati apo inteligjenca?

Çfarë duhet për të patur sukses? A janë personat më të suksesshëm ata me më shumë fat në shoqëri? Një kërkim i më shumë se 1000 karrierave universitare gjatë 40 viteve shfrytëzoi një model informatike dhe arriti në zbulimin se fati ishte faktori më i madh i suksesit të këtyre personave dhe jo talenti, as puna edhe as pasioni. Fati!

Shkenctarët arritën në këtë përfundim, pasi ndërtuan një simulim informatik që ka monitoruar me sukses 1000 persona virtualë gjatë karrierës 40 vjeçare nga mosha 20 deri në 60 vjeç. Ashtu si në botën reale këta persona kishin nivele të ndryshme talenti si inteligjencën, kreativitetin, këmbënguljen, ambicjen dhe pasurinë.

Këta persona virtualë pësonin ngjarje “fatlume” dhe “fatkeqe” gjatë karrierës. Kur i prezantohej një mundësi fatlume ata shfrytëzonin talentin, inteligjencën dhe duke u bashkuar një sërë aftësish ngjiteshin në shkallën profesionale.

Në botën reale ky “moment fati” mund të jetë një bashkim i rastësishëm me një person me ndikim në fushën profesionale, por nëse ndeshnin me një situatë ekuivalente, le të themi një sëmundje, këtyre personave virtualë u hiqej një pjesë e pasurisë.

Pasi kaluan këto 40 vite virtuale, shkencëtarët klasifikuan secilin nga personat për të parë nëse kishin ngjashmëri me njëri-tjetrin. Ata konfirmuan se “parimi i Pareto” ose rregulli 80/20 nënkupton se pasuria përqendrohet në duart e një numri të vogël njerëzish, shkruan b.al.

Në botën reale 8 njerëzit më të pasur zotërojnë të njëjtën sasi pasurie sa 3 milionë njerëzit më të varfër. Në simulim, 20% e personave që u ngritën në një posición më të mirë zotëronin 44% të suksesit total.

Gjithashtu zbuluan se personat me talent kishin tendencë të ishin më të suksesshëm, se personat me aftësi normale, por rrallë ishin më të suksesshëm në përgjithësi. Në më shumë se 100 ekzekutime të simulimit personazhi që fitoi u konsiderua si një “agent mediokër”.

Ky individ me rendiment të lartë ishte 128 herë më i suksesshëm, sesa pjesa më e madhe e personave me talent. Kështu studimi duket se mbështet një paramendim që sugjeron se gjithçka në jetë është fat.