Fjalë Kyçe

“Burrat që martohen me gra të shëndosha janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë”

“Burrat që martohen me gra të shëndosha janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë”

Sipas një studimi të ri, burrat që janë në marrëdhënie me gratë e shëndosha tentojnë të buzëqeshin më shumë dhe të jenë më mirë në trajtimin e problemeve sesa meshkujt që janë në marrëdhënie me gratë e holla.

Studimi gjithashtu tregon se gratë e holla kanë tendencë të jenë më të rezervuara, më miqësore dhe më pak ekspresive me emocionet e tyre, transmeton lajmi.net.

Gazeta argjentinase Nuevo Diario raporton mbi gjetjet nga hulumtimi i kryer nga Dr Filemón Alvarado dhe Dr Edgardo Morales në departamentin e psikologjisë të UNAM.

Sipas hulumtimit të tyre, gratë e shëndosha i bëjnë meshkujt dhjetë herë aq të lumtur sa gratë e holla. Dhe ne të gjithë e dimë se njerëzit e lumtur jetojnë më gjatë.

Studimi tregoi gjithashtu se gratë e shëndosha janë më të mira në parashikimin e nevojave të partnerit të tyre.