Fjalë Kyçe

Disa thënie të pavdekshme, nga njerëz të mëdhenj

Disa thënie të pavdekshme, nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë”. – Albert Ajnshtajn.

“Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni”. – Mark Tuein.

“Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë”. – Kelvin Tuejxh.

“Bëni më të mirën që mund të bëni, me atë që keni, kudo që të jeni”. – Teodor Rusvelt

“Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur”. – Tomas Fuller.

“Njerëzit e zgjuar i vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dinë sa vështirë është të bësh diçka të mirë”. – Baltazar Gracian.

“Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit”. – Benxhamin Dizrael

“Dikush, duke mos qenë në gjendje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të”. – Volter.

“Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme”. – Uinston Çurçill.

“Të lëvdosh të pamerituarën është një satirë therrëse”. – Benxhamin Franklin

“Është vështirë të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është akoma më e vështirë”. – Fridrih Niçe.

“Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobëtit”. – Çarls Kaleb Kolton

“Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë”. – Samuel Xhonson.