Fjalë Kyçe

Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë

Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë

Të gjithë dëshirojmë ta mbajmë ajrin në shtëpitë tona sa më të pastër, dhe ndonjëherë i përdorim filtrat e ajrit HEPA për t’i larguar alergjenët dhe grimcat e pluhurit.

Por disa komponentë të rrezikshëm janë shumë të vegjël për t’u bllokuar në këta filtra. Molekulat e vogla si kloroformi, i cili është i pranishëm në sasi të vogla në ujin me klor ose në benzol, që është një komponent i benzinës, akumulohet në shtëpitë tona kur bëjmë dush ose e ziejmë ujin, ose kur i lëmë automobilat ose kositëset në garazhet e bashkangjitura, shkruan sot “Koha Ditore”. Si ekspozimi ndaj benzolit ashtu edhe ai ndaj kloroformit janë lidhur me kancerin.

Tani hulumtuesit në Universitetin e Washingtonit e kanë modifikuar gjenetikisht një lule të zakonshme shtëpiake – dredhkën (pothos ivy) – për ta larguar kloroformin dhe benzolin nga ajri rreth saj. Lulet e modifikuara e shprehin një proteinë, të quajtur 2E1, e cila i transformon këta komponentë në molekula të cilat bimët pastaj mund t’i përdorin për ta mbështetur rritjen e tyre. Ekipi i ka publikuar rezultatet e veta ditë më parë në Environmental Science & Technology.“Njerëzit nuk kanë folur për këta përbërës të rrezikshëm organikë nëpër shtëpi dhe mendoj se kjo është për shkak se nuk mund të bëjmë asgjë për to”, tha autori i lartë Stuart Strand, profesor i hulumtimit në departamentin e inxhinierisë civile dhe mjedisore të UW. “Tani kemi inxhinieruar bimët për t’i larguar këta ndotës për ne”.