Fjalë Kyçe

Kjo piceri u jep 500 euro, por ka një kusht

Kjo piceri u jep 500 euro, por ka një kusht

Një piceri ka krijuar një picë gjigante që është 32 inç. Nëse arrini ta hani atë, do të shpërbleheni me 500 euro, që është rreth 600 dollarë, sipas faqes britanike Mirror .

Pinheads Pizza, një pizzeri irlandeze me bazë në Dublin, është vendi ku kjo sfidë ka lindur. Restoranti ofron 500 euro (rreth 600 dollarë) për këdo që mund të kompletojë sfidën e pikës së tyre – deri tani, askush nuk ka qenë në gjendje ta marrë çmimin në shtëpi, transmeton lajmi.net.

100 vetë janë përpjekur

Pronari Anthony Kelly është i bindur dhe pretendon se është e pamundur të hahet gjithë kjo picë gjigande, e përbërë nga domate, djathë dhe sallam. Si e di ai?

Mbi 100 vetë janë përpjekur dhe kanë dështuar.