Fjalë Kyçe

Puthja e vdekjes

Puthja e vdekjes

Një elektricist i cili padashur e helmoi gruan e tij me pluhur vdekjeprurëse të asbestit tani po kërkon dëmshpërblim nga kompania. Ata ishin përqafuar dhe puthur si një çift i ri 40 vjet më parë, kurse ka ngritur padi duke kërkuar 1 milion funte për vdekjen e saj.

John, 60-vjeçar, bashkëshorti i Lydia Carey, thotë se që nga dita kur ai filloi të takohej me të në vitin 1976, ajo thithi pluhur të fibrave të asbestit të sekretuar në uniformat e tij të punës dhe madje edhe në flokë, mustaqe dhe zylyfet e tij.

Ai shpëtoi i padëmtuar në shëndet, por gruaja e tij Lydia vdiq në moshën 60-vjeçare, më 27 nëntor të këtij viti pasi humbi betejën ndaj kancerit të mushkërive të shkaktuar nga asbesti, njoftoi Gjykata e Lartë. /GazetaAlo/