Fjalë Kyçe

Shiti unazën e nënës për futbollin, gjesti prekës i të riut

Shiti unazën e nënës për futbollin, gjesti prekës i të riut

E ftuar në pjesën e dytë të “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishte Tefta e cila kishte bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e djalit të saj Klaudios. Ishte Klaudio që e kishte ftuar të ëmën për ta surprizuar atë.

“Unë kam dashur të regjistrohem në një ekip futbolli. Ju jam lutur shumë prindërve, pa e ditur që në futboll duhet të paguaje. Por përveçse duhet të hyja unë duhet të futej dhe vëllai pasi nëna nuk na ka ndarë kurrë.  Mbaj mend që kam hyrë dhe aty i kam vënë vetës detyrim që i vogël që ta realizoj atë ëndërr. Unë që fëmijë kam qenë një problematik shumë i madh. Zihesha me shokët, bëhesha pis. Shkova 16 vjeç dhe shikoja vetëm nga futbolli. Mbaj mend që lahesha tre herë në ditë dhe kishte shpenzime, pasi rrobat bëheshin pis. Nuk kishim as lavatriçe dhe mami i lante rrobat në një kazan. Isha shumë egoist dhe mendoja gjithmonë të realizoja ëndrrën time, jo se nuk e kisha merakun për nënë time. Në moshën 19-vjeçare duhet të largohesha nga qyteti ku unë jetoja. U ula në darkë me nënën time dhe i thashë se kam menduar të provoj një ekip tjetër dhe më duhet të rri atje 2-3 ditë ta provoja.

I thashë se më duheshin Lekë dhe nuk e dija që ne në shtëpi kishim para aq sa për të llogaritur muajin. Zgjohem në mëngjes dhe gjej rrobat gati. Hoqi unazën e martesës dhe më tha ti mund të vazhdosh ëndrrën tënde. Nuk është se nuk u mërzita, por ika dhe vazhdova ëndrrën time. U tregova shume egoist. Nuk është se u mendova shumë, shkova dhe e shita. Edhe pse mërzitja më vazhdonte. Në atë moment nuk jam bërë aspak pishman, nuk e kam kuptuar. Kur kam ardhur në Tiranë, bashkë me vëllain. Ka qenë shumë e vështirë. Për një vit rresht duhet të gatuaj, të laja dhe të shpëlahesha vetë, sepse ndryshe nuk kishte shpresë. Na dërgontë para babai dhe nëna nga shtëpia. Ishte një mësim nga jeta. Unaza është arsyeja që unë jam këtu sot. Dhe do ja kthej pas atë unazë dhe do doja shumë që mos ja hiqte kurrë nga dora. Kam ardhur t’ja dhuroj dhe ta falënderoj me gjithë shpirt dhe zemër. Unë pasi mbarova ëndrrën e futbollit doja një motiv një arsye më shumë. Në jetën time erdhi bashkëshortja ime në një moment të vështirë për jetën time. E kam njohur para 4 vitesh atëherë kur unë nuk kisha asnjë gjë. Isha i vetëm në Tiranë, punoja kamerier për jetesë. Unë u largova dhe fillova punë në Memaliaj, ndërkohë që prindërit i kisha pa punë.  Prej dy vitesh nusja ime më thoshte gjithmonë kur do vish. Unë kam dhe vëllain në Tiranë. Nëna dhe babai jeton me vëllain e vogël. Ndërsa unë jetoj me nusen”, tregoi Klaudio.

Pasi rrëfeu historinë e tij, në ekran u shfaq nëna e Klaudios e cila kishte dëgjuar të gjithë rrëfimin.

“Sot përballë dhe përpara të gjithëve dua të të falënderoj me gjithë zemër për gjithçka që ke bërë dhe nuk u lodhe asnjëherë. Dhe e bën akoma dhe sot. Je një njeri i mrekullueshëm dhe që çdo fëmijë do ta kishte ëndërr të të kishte pranë. Ti e di shumë mirë që unë kam ardhur në një pikë që i kam realizuar të gjithë ëndërrat dhe dëshirat dhe kjo është një gjest në shenjë të respektit të madh që kam ndaj teje. Është e vështirë për mua që të dal dhe të flas kaq shumë. Jam këtu dhe ti e meriton. Do të kërkoja që ti ta mbajë këtë unazë dhe mos e hiqje nga gishti. Ne të gjithë në shtëpi kemi unazë dhe vetëm ti nuk ke”, i tha Klaudio të ëmës dhe i vendosi unazën./tvklan.al.