Fjalë Kyçe

Shkoi për të bërë vëth në hundë, mbeti e paralizuar

Shkoi për të bërë vëth në hundë, mbeti e paralizuar

Nuk ishte hera e parë që Layane Dias bënte piercing në hundë, e kishte bërë një të tillë kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe nuk kishte patur kurrfarë problemi.Megjithatë vajza e re braziliane nuk mund ta merrte me mend që një piercing i bërë së fundmi, më saktë në korrik të 2018-ës, do të bëhej shkak që ajo të përfundonte në karrike me rrota.Gjithçka nisi 6 muaj më parë kur vajza 20-vjeçare shkoi të vendoste një piercing. Procedura zgjati sa zakonisht dhe nuk pati asnjë anomali, por disa orë më vonë do të niste edhe kalvari i vuajtjeve të saj.

Fillimisht Layna do të kishte dhimbje, rrjedhje gjaku nga hunda dhe brenda harkut të 3 orëve, e gjitha zona do të inflamohej. Ajo u përpoq ta mbante nën kontroll duke vendosur kompresa të ftohta dhe lyer me krem, por hunda u enjt aq shumë sa as ajo nuk mund të njihte më veten.

Ditët në vijim, Layane do të kishte dhimbje të forta koke dhe ndihej e pafuqishme, madje as qetësuesit nuk po bënin më punë, derisa nuk mundi të ngrihej më në këmbë. Në fillim mjekët mendonin se vuante nga ndonjë tumor ose nga sindroma e Guillain-Barrit, por rezultatet e analizave krejt treguan të kundërtën.

Analizat vazhdonin të mos tregonin gjë dhe vajza nga Brasilia bëri një rezonancë magnetike, e cila zbuloi një masë seckrecionesh 500 ml në tre pika të shtyllës së saj kurrizore.  Por pavarësisht se mjekët ia hoqën, ajo nuk i ndjente këmbët. Iu nënshtrua sërish analizave të ndryshme dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, por pa asnjë sukses.

Mjeku që ndoqi rastin e saj, doktor Oswaldo Ribeiro  Marquez u shpreh se kurrë nuk kishte parë një rast të tillë gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare. Layane bëri sërish rezonancën magnetike dhe mjekët u habitën kur panë gjurmë të bakterit  Staphlococcus aureus në flegrat e hundës, i cilë më pas ishte shpërndarë në gjak nga plaga e piercing dhe kishte prekur të parën shtyllën kurrizore.