Fjalë Kyçe

Të rinjtë në Londër zgjedhin të jetojnë me prindërit e tyre, kjo është arsyeja

Të rinjtë në Londër zgjedhin të jetojnë me prindërit e tyre, kjo është arsyeja

Numri i të rinjve të rritur që jetojnë me prindërit e tyre është rritur me më shumë se një të katërtën krahasuar me dy dekada më parë. Për shkak të qirave astronomike dhe çmimit të lartë të shtëpive, zbulon hulumtimi i ri, shkruan Gazeta Alo.

Personat e moshës 20 deri 34 vjeçare që jetojnë me prindërit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar u rrit nga 2.7 milion në 3.4 milion në periudhën 1998 – 2017, një shënon një rritje prej 26 për qind.

Kjo do të thotë se 26 për qind e të gjithë të rriturve në këtë grupmoshë vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të fëmijërisë, krahasuar me 20 për qind në vitin 1998.

Përqindja e të rriturve të rinj që jetojnë me prindërit e tyre ka qenë më e larta në Londër, e cila shënoi një rritje prej 41 për qind midis 1998 dhe 2015.

Diferenca ishte më e vogël në Veri-Lindje, e cila shënoi pa një rritje prej 17 për qind dhe Yorkshire dhe Humber, të cilat shënuan një rritje prej 14 për qind.

Daniel Bentley, drejtor në Civitas, tha: “Një pasojë e theksuar e krizës së strehimit që ka kaluar pothuajse pa u vënë re, ka qenë edhe ndikimi në organizimin familjar.

“Ndërkohë që zotërimi i pronës dhe strehimi janë bërë më të vështira viteve të fundit, qindra mijëra të rritur të rinj po ashtu janë përballur me qiratë e larta të banesave në sektorin privat dhe kështu kanë vendosur të qëndrojnë me prindërit e tyre edhe për një kohë.

“Edhe ata që janë larguar janë kryesish të rinj që kanë vendosur të ndajnë obligimet me partnerin apo me të tjerët”.

Raporti gjithashtu zbulon se madhësia mesatare e familjes, e cila kishte rënë për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, kishte filluar t[ mbetet në të njëjtat nivele në vitet 2000 dhe madje ka filluar të rritet në disa vende.

Të rriturit e rinj tani kanë më pak gjasa të jetojnë të vetmuar krahasuar me dy dekada më parë. Kështu kemi një rënieje të numri të të rinjve që zgjedhin të bëjnë jetën vetëm, derisa kjo ishte një trend gjithnjë e më popullor deri në fund të viteve 1990, shkruan Gazeta Alo.

Kështu grupmoshat mes 25 deri 44 vjeç, numri i atyre që jetojnë vetëm në Britani të Madhe ka rënë nga niveli prej 1.8 milion në vitin 2002 në 1.3 milion në vitin 2017.

Ndryshimi më i madh vërehet te mosha ndërmjet 22 dhe 29 vjeç. Rritja më e madhe u shënua veçanërisht te të rinjtë e moshës 23-vjeçare: kështu që numri i atyre që jetonin me prindërit u rritën nga 37 për qind në 49 për qind ndërmjet viteve 2003 dhe 2017.

Zëdhënësi i Këshillit të Qeverisjes Lokale, këshilltari Martin Tett, tha: “Këto shifra tregojnë se mungesa e strehimit kombëtar tonë mbetet një nga çështjet më të ngutshme me të cilat përballemi, sidomos për të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë nuk janë në gjendje të përballojnë pagesën e banimit të ri apo qirasë.

“Një rilindje e vërtetë në ndërtimin e shtëpive të reja jo vetëm që do të rriste kapacitetet e strehimit, por do të rriste mundësitë për përballimin më të lehtë të blerjes së pronave dhe më shumë qytetarë do të arrin më me lehtësi të bëheshin pronar të pronave të tyre”./Gazeta Alo/