Fjalë Kyçe

Aktori i njohur nuk i pranon akuzat për ngacmim seksual

Aktori i njohur nuk i pranon akuzat për ngacmim seksual

Aktori i njohur i ka mohuar të gjitha akuzat që i janë bërë për ngacmim seksual të një adoleshenti.

Kevin Spacey u paraqit në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts, për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket, transmeton lajmi.net.

Aktori, fitues i Çmimit “Oscar”, i ka mohuar të gjitha akuzat që i janë bërë sa i përket ngacmimit të lartpërmendur.

Në 2016-ën  ish-folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.

Në këtë rast, nëse aktori i njohur i ”House of Cards” mund të përballet me 5 vjet burg. Kjo është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar, pas akuzave të tjera për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura ndaj tij në vitin 2017.