Fjalë Kyçe

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori më i mirë i Festivalit të Filmit të Bosforit shpallet Kushtrim Hoxha me filmin “Cold November / Nëntor i ftohtë”.

Në kuadër të Festivalit të Gjashtë Ndërkombëtar të Filmit të Bosforit, që u mbajt në Stamboll, drejtori i Produksioneve të Përbashkëta dhe të Jashtme i TRT-së, Faruk Gyven, producenti bullgar Borisllav Çouçkov dhe producentja Zeynep Atakan kanë diskutuar për produksionet e përbashkëta për filma të pavarur.

Festivali organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografisë së Bosforit në bashkëpunim me Akademinë Mediatike të Stambollit, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë.

Aktiviteti me titull “Proceset e produksioneve të përbashkëta për filma të pavarur”, u mbajt në seksionin “Film Lab” në kuadër të festivalit.

Gjatë aktivitetit u ndanë informacione themelore në lidhje me produksionet e përbashkëta në projekte ndërkombëtare, ndërkohë që drejtori i Produksioneve të Përbashkëta dhe të Jashtme i TRT-së, Gyven, tha se TRT bën vlerësimin e projekteve që kanë aplikuar për produksion të përbashkët dhe ofron mbështetje për projektet e zgjedhura.

“Për sa i përket mbështetjeve për kinemanë në Turqi, më të spikatura si institucione janë Ministria 0e Kulturës dhe Turizmit dhe TRT. Projektet që kanë marrë mbështetje nga ministria janë më në plan të parë. Gjithsesi, projektet mund të marrin 30-50 për qind nga ministria. Kështu, ato bëhen më të realizueshme për ne. Në dy vitet e fundit kemi qenë bashkëproducentë të rreth 20 projekteve. Kjo është shifër e mirë”, tha Gyven.

 

Ai tha se rëndësi i japin pjesëmarrjes sa më të madhe të filmave që mbështesin nëpër festivale ndërkombëtare, duke shtuar se më së shumti bashkëpunojnë për filmat arthouse, e kohë pas kohe edhe filma të kinemave.

 

Ndërkaq, producenti bullgar Çouçkov tha se i pëlqen shumë filmat arthouse të prodhuara në Turqi dhe se për këtë arsye shpesh e viziton këtë vend.

Ai tha se është bashkëproducent i filmave turke “Anons” dhe “Kardeşler”, ndërsa theksoi se që një film turk të aplikojë në fondet e Bullgarisë, fillimisht duhet marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit ose nga televizioni.

Po ashtu, producentja Zeynep Atakan tha se produksionet e përbashkëta janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për projektet e mira.

Atakan njoftoi se të gjitha filmat që ka bërë deri më tani, janë produksione të përbashkëta.

Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar i Bosforit ka filluar më 26 tetor dhe përfundoi më 3 nëntor