Fjalë Kyçe

Delaj: Fajtor jemi ne që tash lahuta nuk është pasuri e jona

Delaj: Fajtor jemi ne që tash lahuta nuk është pasuri e jona

Lahutari i vjetër i Malësisë, Jonuz Delaj, i prekur emocionalisht pas vendimit të UNESCO-s për ta regjistruar lahutën si pasuri kombëtare të Serbisë, nuk mundi t’i ndalte lotët.

Ai rrëfeu në TCH se lahuta ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij, e trashëguar brez pas brezi nga familjarët si një vegël muzikore që i jep identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.

Teksa moderatorja e ngacmoi për t’i kërkuar një mendim të sinqertë rreth vendimit të marrë nga UNESCO, i prekur, lahutari tha: “Lahutën ja u dhamë vetë, nuk na i grabitën”, duke e lënë përgjegjësinë te institucionet shqiptare përkatëse.

Ndërkohë, studiuesi i njohur Sokol Shupo që po ashtu ishte pjesë e debatit për vendimin e UNESCO-s lidhur me lahutën, tha se kjo është një çështje, ku fitues janë ata që lobojnë dhe janë aktiv, e në rastin konkret serbët kanë punuar për të realizuar atë që donin.

Nga ana tjetër Shupo ka fajësuar Ministrinë tonë të Kulturës dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse, që nuk kanë bërë mjaftueshëm.

“Se kemi këtu ca njerëz që nuk kanë asnjë lloj vizioni, asnjë lloj formimi apoinformacioni që ta bëjnë këtë punë tamam, nuk na e ka fajin njeri”, është shprehur ai.