Fjalë Kyçe

Ekspozitë, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë shprehen përmes së artit

Ekspozitë, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë shprehen përmes së artit

Sot është hapur ekspozita e artit “Ngjyrat e shpirtit tonë”, në kuadër të projektit të UN Ëomen, e cila shfaq brendinë e shpirtit të autoreve që veprat e tyre nuk mund t’i nënshkruajnë me emër, nga paragjykimet me të cilat jetojnë të rrethuara me vite me radhë.

Ulrika Richardson, përfaqësuese e UN Ëomen në Kosovë, ka thënë se përmes kësaj ekspozite ngritin zërin e grave te dhunuara gjatë luftës.

“Kjo ekspozitë ka shumë ngjyra, që në realitet japin shpresë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit të fundit, ende nuk ndjehet zëri i tyre, ende nuk është ofruar drejtësia për to, ende mbetën pa zë”, tha ajo.

Ajo theksoi se kjo është një mënyrë e shprehjes së përjetimeve të rënda të jetës që kanë pësuar kjo kategori e shoqërisë sonë.

Ndërsa, artistja Blerta Syla që ka udhëheq dhe punëtoritë e kësaj ekspozite, ka thënë se në këto punime shprehet liria, shpresa e ardhmja.

Ekspozita ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për të mbijetuarat e dhunës seksuale, reflektuar mbi  kufizimet  që kanë jetuar ato ndër vite, si pasojë e paragjykimeve me të cilat përballen.