Fjalë Kyçe

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës me takim letrar për poetin Fatos Arapi

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës me takim letrar për poetin Fatos Arapi

Në Bibliotekën Kombëtare, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar takimin letrar “Esad Mekuli” për poetin Fatos Arapi.

Nga shkrimtarët kosovarë veprat e Arapit janë cilësuar si shumë të rëndësishme për letërsinë shqipe, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, vargu i poetit Fatos Arapi përshkroi më së miri brigjet e fëmijërisë.

Ndërkohë, mysafirët nga Shqipëria të pranishëm në këtë takim letrar u shprehën të kënaqur për mbajtjen e organizimeve të tillë pasi sipas tyre, në Shqipëri nuk janë mbajtur takime të tilla për të vlerësuar figurën e poetit Arapi.