Fjalë Kyçe

Ndërron jetë Frank Sinatra francez

Ndërron jetë Frank Sinatra francez

Këngëtari i famshëm francez Charles Aznavour ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Kantautori, i cili një muaj më parë kishte përfunduar një turne në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles (Francë).

Aznavour, emri i vërtetë i të cilit ishte Shahnour Varinag Aznavourian, lindi në Paris nga prindër armenë. Ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 shtete të ndryshme. Shpesh thirrej Frank Sinatra francez.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e nderoi artistin e madh me anë të një postimi në Twitter ku lexohej: “Francez krenar, i lidhur me rrënjët e tij armene, i njohur në të gjithë botën, Charles Aznavour shoqëroi 3 breza në gëzime dhe dhimbje. Kryeveprat e tij, toni i tij, brilanca e tij unike do të jetojnë gjatë”.