Fjalë Kyçe

Niset për shfaqje, përfundon në burg

Niset për shfaqje, përfundon në burg

Komediani amerikan Kat Williams u arrestua në Portland, Oregon për një sulm ndaj një shoferi të qytetit, njofton AP.

Agjencia thekson se Williams gjendet në burg, pasi sulmit që i bëri shoferit për shkak të mosmarrëveshjes rreth transportit të komedianit dhe qenit të tij nga aeroporti i Portlandit në shfaqjen e komedisë “Wild N Out” të Nick Cannon.

Policia tha se shoferi i një makine në pronësi të qytetit kishte lëndime në fytyrë.

Williams, 47-vjeç, shkoi në shfaqje me një automjet tjetër, ndërkohë që u arrestua nga policia.

Një padi është ngritur kundër tij për sulmin e shkallës së katërt dhe seanca është caktuar për të hënën.

Zëdhënësi  i Williamson nuk komentoi incidentin dhe zyrtarët e burgut nuk e dinin nëse ai kishte një avokat, transmeton KosovaPress.