Fjalë Kyçe

Organizohet promovimi i librit të autores nga Shqipëria Elena Kocaqi

Organizohet promovimi i librit të autores nga Shqipëria Elena Kocaqi

Më 18 janar në Institutin Albanologjik të Prishtinës do të mbahet përurimi i veprës “Lufta e Trojës-Luftë pellazgo-ilire” e autores nga Shqipëria Elena Kocaqi, njofton Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

Prof.asoc.dr. Elena Kocaqi ka botuar disa vepra historike e publicistike, si dhe shumë artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Elena Kocaqi ka mbaruar tri fakultete atë të juridikut, histori-filologji dhe shkenca politike dhe ka doktoruar në fushën e historisë.

Ajo është pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Me 18 janar në Institutin Albanologjik  pjesëmarrës do të jenë edhe shumë studiues dhe njohës në fushës së historisë që do të flasin për veprën e Kocaqit./Gazeta Alo/