Fjalë Kyçe

Pas premierës, aktori i njohur i shqiptar pëson infark

Pas premierës, aktori i njohur i shqiptar pëson infark

Mjeshtri i Madh Besnik Çinari, aktori shkodran i humorit, ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt kardiak. Gjendja shëndetësore, siç raportohet është ende e rëndë, edhe pse aktori është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Siç raporton Panorama, gjendja e Mjeshtrit të Madh të humorit nuk është stabilizuar ende. “Menjëherë është transportuar në sallën e reanimacionit dhe mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër. Ende ndodhet në zonë rreziku…” raporton Panorama.

Prej ditësh, Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë mbrëmë ka marrë një goditje në zemër duke pësuar infarkt. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme”, ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.