Fjalë Kyçe

Regjisori Visar Morina drejt përmbylljes së projektit të ri filmik ‘Exile’

Regjisori Visar Morina drejt përmbylljes së projektit të ri filmik ‘Exile’

Filmi “Exile” i regjisorit kosovar, Visar Morina, po xhirohet në Këln të Gjermanisë ndërsa parashihet se xhirimet do të përmbyllen brenda këtij muaji.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Filmi “Exile” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board, shkruan lajmi.net.

Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel MatieviqAstrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

“Exile” pritet të jetë i gatshëm në mes të vitit të ardhshëm.