Fjalë Kyçe

Shaqiri, Vladi dhe Nikprelaj me vepër muzikore për vitin e Skënderbeut

Shaqiri, Vladi dhe Nikprelaj me vepër muzikore për vitin e Skënderbeut

Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaiqir ka bërë të ditur se është duke u punuar një vepër muzikore që shënon vitin e Skënderbeut, këtë vit.

Shaqiri ka postuar disa fotografi ku shihen duke përformuar ai dhe artistë të tjerë të njohur. Derisa ka njoftuar se teksti i kësaj vepre është shkruar nga vetë ai. Xhirimet për këtë vepër thuhet të jenë thuajse në përfundim.

“Një vepër muzikore që shënon vitin e Skënderbeut– 2018”, ka shkruar Sahiqir duke treguar tutje se muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Edomnd Zhulali. Derisa do të interpretojnë artistë të njohur si Arif Vladi, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj.

Kori dhe orkestra revyale e Prishtinës e përcjellin treshen e famshme derisa dirigjent është Valton Beqiri. Astrit Idrizi është regjisor ndërsa video po realizohet nga Radio televizioni 21.

Vepra titullohet “Kalorësi I Lirisë”.

Më poshtë mund ta lexoni tekstin e publikuar nga Ilir Shaqiri:

KALORËSI I LIRISË

Toka e qielli po lëshojnë flakë

Vetëtinë e tundet dheu 300 burra luftëtarë

Po u prin Skënderbeu…

Vjen kushtrimi anembanë

Bijtë e Arbrit po i thërret

Hapen shtigjet nga çdo anë  I bekoi Zoti vet!

Ulen shqipet mbi kështjella

Kuvendojnë prijësit shqiptarë S

hpata Gjergjit si rrufe

Ndër beteja fitimtar…

……………..

Sa beteja i fituam

I ka njohur historia

Shpëtimtar të njeh Evropa

Dritë në sy të ka liria!

Lart në qiell të rri lavdia

Krenaria jonë ti je

Kur më pyesin nëpër botë

Jam shqiptar – Skënderbe!

Refreni:  Skënderbe o princ shqiptar

Monument në histori

Je shqiponjë e diell mbi mal

Në atdheun kuqezi!

O kalorës i lirisë

Krenaria jonë kombëtare

Rreth flamurit të bashkimit

Me ty vjen…

Me ty vjen besëlidhja e madhe!