Fjalë Kyçe

“The City is Everywhere” si thirrje për dokumentimin e së kaluarës

“The City is Everywhere” si thirrje për dokumentimin e së kaluarës

Libri i cili përmbledh copëza rrëfimesh të njerëzve të ndryshëm, qofshin ato personale apo edhe hulumtime për periudhën e viteve ’90 në Kosovë, vjen si një dëshmi për një periudhë të rëndësishme të historisë jo fort të largët të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Me kopertina të bardha, me një dizajn tërheqës, i ilustruar me fotografi dhe histori të ndryshme, ky libër sjell jetën “normale” të kosovarëve në një situatë jonormale.

Është libri i Pavijonit të Kosovës që këtë vit u prezantua nga Eliza Hoxha në edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia. Instalacioni i Hoxhës, e cila pati rolin e kuratores, u quajt “The City is Everywhere” (Qyteti është kudo).

Të njëjtin titull ka edhe libri, i cili u promovua të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Si i tillë ky libër shkon përtej instalacionit në Bienale, ku Hoxha prezantoi disa instalacione që lidhen me temën “Hapësira e lirë” të edicionit të sivjetmë të ngjarjes më të madhe të arkitekturës në botë.