Fjalë Kyçe

Burri lind beben, por tash ka një betejë në gjykatë

Burri lind beben, por tash ka një betejë në gjykatë

Një fëmijë i lindur nga një burrë transgjinor është në qendër të një procesi historik që drejtohet nga gjyqtari më i lartë i gjykatës familjare në Angli dhe Uells. Foshnja është fëmija i një prindi të vetëm, i cili kishte lindur si grua, por tani bën jetë si burrë pas operacionit.

Burri dëshiron të identifikohet si babai ose prindi i fëmijës në një certifikatë lindjeje, por ofiqari i ka thënë atij se ligji kërkon që personat që lindin duhet të regjistrohen si nëna. Ai ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Zyrës së Regjistrimit Civil, i cili regjistron lindjet dhe vdekjet në Angli dhe Uells, pasi u ankua për diskriminim.

Andrew McFarlane, president i Divizionit të Familjes të Gjykatës së Lartë, po e mbikëqyr çështjen në një gjyq në Londër. Ai po analizon argument ligjore nga avokatët që përfaqësojnë burrin, foshnjën, kreun e Zyrës së Regjistrimit Civil, Departamentin e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Ministrinë e Brendshme.

Avokatët thonë se nëse Andrew vendos në favor të burrit, fëmija mund të jetë personi i parë i lindur në Angli dhe Uells i cili nuk do të ketë ligjërisht një nënë. Burri thotë se është i detyruar të regjistrohet si ‘nënë’, fakt ky që shkel të drejtën e tij njerëzore për respektimin e jetës private dhe familjare.

Një “ndërhyrje” e tillë nuk është proporcionale ose e nevojshme në dritën e ndryshimeve që kanë ‘evoluar në shoqëri’, thotë ai. Në një seancë dëgjimore të vitit të kaluar, Justice Francis tha se, nëse burri do ta fitojë rastin, ministrat duhet ta kenë parasysh ndryshimin e ligjit.

Ai vendosi që fëmija nuk mund të identifikohej në raportet e medias dhe ata nuk duhet të zbulonin gjininë ose moshën e fëmijës ose moshën e burrit dhe as të japin asnjë ide se ku jetonin. Këto kufizime mbeten në fuqi. Avokatët thonë se burra të tjerë transgjinorë kanë lindur, por janë regjistruar në certifikatat e lindjes si nëna.