Fjalë Kyçe

Fundi i botës afër: Ky është asteroidi që mund të godasë Tokën

Fundi i botës afër: Ky është asteroidi që mund të godasë Tokën

Një asteroid, madhësia e të cilit është sa Toka aktualisht po i afrohet planetit Tokës, ka paralajmëruar NASA.

Guri hapësinor, i quajtur 2013 MD8, do të bëjë një ‘afrim’ me planetin tonë nesër pasdite, i cili do të udhëtojë me një shpejtësi tronditëse prej përafërsisht 50 mijë km/h, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, asteroidi do të jetë 10 mijë kilometra larg nga Toka, i cili do të bëjë rrugëtimin afër Tokës rreth orës 17:55.

Megjithatë, kjo është një distancë që NASA ende e sheh “të afërt”.

“NASA nuk njeh ndonjë asteroid ose kometë aktualisht që mund të rrezikojë Tokën, kështu që probabiliteti i një përplasjeje të madhe është mjaft i vogël”, deklaroi një zëdhënës në NASA.