Fjalë Kyçe

Gjykata në SHBA miraton politikën e Trump për të ndaluar transgjinorët në ushtri

Gjykata në SHBA miraton politikën e Trump për të ndaluar transgjinorët në ushtri

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij për ndalimin e personave transgjinorë nga ushtria.

Gjykata votoi 5:4 në favor të lejimit të administratës së Trumpit për t’i anuluar pengesat që po e bllokonin këtë politikë, ndonëse sfidimet e saj do të vazhdojnë nëpër gjykatat e niveleve tjera.

Katër gjyqtarë liberalë e kundërshtuan vendimin, njofton Klan Kosova.

Politika ndalon “personat transgjinorë që kërkojnë ose kanë kaluar nëpër tranzicion gjinor” nga shërbimi, shkruan CNN.

Trump në vitin 2017 shkroi në Tëitter se vendi nuk do të “pranojë ose lejojë” amerikanët transgjinorë që të shërbejnë në ushtri, duke thënë se shpenzimet e tyre mjekësore janë jashtëzakonisht të larta si dhe mund të ketë përçarje”.