Fjalë Kyçe

Merr flakë banesa e shqiptarëve në Itali, në gjendje të rëndë nëna dhe dy fëmijët e mitur

Merr flakë banesa e shqiptarëve në Itali, në gjendje të rëndë nëna dhe dy fëmijët e mitur

Një zjarr masiv ka shpërthyer gjatë natës në komunën e Firenzuolas, në një shtëpi ku jetonte një familje me origjinë shqiptare.

Edhe pse flakët janë shuar nga zjarrfikësit, tre nga katër anëtarët e familjes janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëna, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur ka pësuar djegie në 90% të trupit, ndërsa fëmijët e saj kanë pësuar djegie në 50% të trupit, transmeton “Shqiptarja”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet zjarri ka nisur si një lojë, teksa dy fëmijët luanin me çakmak në sallonin e banesës, gjë që më pas ka shkaktuar marrjen flakë të divanit ku edhe po luanin fëmijët.