Fjalë Kyçe

OKB raporton dhunë rekorde të talibanëve në zgjedhjet në Afganistan

OKB raporton dhunë rekorde të talibanëve në zgjedhjet në Afganistan

Kombet e Bashkuara thanë se sulmet dhe kërcënimet nga militantët talibanë kundër zgjedhjeve parlamentare në Afganistan, që u mbajtën muajin e kaluar, rezultuan me numër rekord të viktimave civile.

Në raportin e publikuar të martën, OKB-ja tha se militantët “kanë zhvilluar një fushatë të qëllimshme për të prishur dhe minuar procesin zgjedhor”.

OKB tha se janë regjistruar së paku 435 viktima civile: 56 njerëz të vrarë dhe 379 të plagosur.

Sulme janë kryer kundër kandidatëve dhe në qendrat për regjistrimin e votuesve.

OKB tha se militantët kanë përdorur raketa, granata, mortaja dhe pajisje improvizuese shpërthyese.