Fjalë Kyçe

Turqia planifikon hetim nderkombëtar për rastin Khassoggi

Turqia planifikon hetim nderkombëtar për rastin Khassoggi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatitë masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm.

Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, raporton Asocciated Press, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës, dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre.