Fjalë Kyçe

Vriten 14 ushtarë afganë nga talibanët

Vriten 14 ushtarë afganë nga talibanët

Të paktën 14 ushtarë afganë janë vrarë në provincën Takhar të enjten, në një ndër sulmet e talibanëve, të cilët kanë vrarë dhejtëra forca të sigurisë në këtë javë.

Gjashtë ushtarë janë zhdukur dhe 16 të tjerë janë plagosur në sulmin ndaj bazës ushtarake në lagjen Khaëja Ghar, tha për Al Jazeera-n anëtari i këshillit provincial Mohammad Azam Afzali, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në krahinën fqinje, Kunduz, të paktën shtatë ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, të mërkurën.

Gjithashtu të enjten, talebanët sulmuan dhe kapërcyen dy pika kontrolli në lagjen Jaghori të Ghazniut, duke vrarë disa forca lokale të policisë, pasi vazhdonin luftimet.