Fjalë Kyçe

Vritet sulmuesi i cili theri tre persona në Melbourne të Australisë

Vritet sulmuesi i cili theri tre persona në Melbourne të Australisë

​Një burrë i cili paraprakisht kishte djegur një veturë dhe kishte sulmuar tre persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë, ka vdekur në spital pasi u qëllua nga forcat e policisë australiane. Ai u qëllua pasi u përball me policinë në një rrugë të ngarkuar të qytetit

Dy të mbijetuarit ndodhen në spital, njëri prej të cilëve thuhet se ndodhet në situatë kritike. Në anën tjetër, i dyshuari nuk është publikuar ende nga policia. “Ne nuk besojmë se ekziston ndonjë kërcënim i vazhdueshëm tash për tash, por po e hetojmë rastin si një incident terrorist”, deklaroi policia.

Graham Ashton, komisioner i policisë, tha se sulmuesi është i njohur për policinë lokale dhe shërbimet e inteligjencës. Besohet se ai është me prejardhje nga Somalia dhe ka qenë duke udhëtuar me një makinë të ngarkuar me cilindra të gazit, e cila më pas mori flakë. Policia tha se vendi i incidentit u rrethua dhe u krijua zona e sigurisë nga një ekip i çmontimit të bombave.

Për shkaqe sigurie, banorëve iu kërkua që ta shmangin kalimin afër zonës. Një sulm i ngjashëm kishte ndodhur pikërisht në të njëjtën rrugë vitin e kaluar, në të cilin një sulmues kishte vrarë gjashtë persona, duke lënë edhe shumë të tjerë të lënduar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.