Fjalë Kyçe

Oda e Afarizmit të Kosovës ka këtë kërkesë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka këtë kërkesë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Financave që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me ligj.
Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që urgjentisht të lirohet lënda e parë për prodhuesit vendor, shkruan lajmi.net.

OAK ka kërkuar nga ministri i Tregtisë Endrit Shala dhe ministri i Financave Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me ligj.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Urgjent: Të lirohet lënda e parë për prodhuesit

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Endrit Shala dhe Ministri i Financave z. Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me Ligj.

Arsyeja e kërkesës është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.

Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit.

Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja.

Gjithashtu, OAK kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtu që të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit.

Për më shumë, kjo kërkesë i është drejtuar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.