Fjalë Kyçe

AKB: Ushtria e Kosovës siguri edhe më e madhe për investitorët

AKB: Ushtria e Kosovës siguri edhe më e madhe për investitorët

Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare “Plus Center” në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Kryetar i AKB-së Agim Shahini, tha se të gjitha bizneset e Kosovës, edhe ato të huajat do të jenë më të sigurta, pasi është edhe Ushtria e Kosovës.
“Ushtria e Kosovës, nga sot do të jetë siguri edhe më e madhe për investitorët dhe se tash investitorët do të jenë edhe më të sigurtë”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se kjo qendër ishte thuajse e vetmja në vend që u zhvillua si është më miri pa produkte serbe.

Ai shtoi se qytetarët duhet konsumuar edhe më shumë prodhime vendi, ku pas vënies së taksës ka pasur rritje të prodhimtarisë vendore 25 për qind, punësim e zhvillim.

AKB-ja, po vazhdon “Javët e Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? Tash 16 vjet dhe nuk do të ndalemi.

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbreshë Krasniqi, tha se pas masave ndaj produkteve serbe nga ne, prodhimtaria vendore ka nisur të zhvillohet edhe më fuqishëm. Ai kërkoi konsum të prodhimeve vendore e të cilat janë më cilësore se ato të importuara.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë e Kosovës kanë shënuar rritje.
“Vetëm duke konsumuar prodhime shqiptare mund të zhvillohemi edhe më shumë”, tha ai.

Sylejman Neziri, pronar i Qendrës Tregtare “Plus Center” falënderoi institucionet për marrjen e vendimit ndaj prodhimeve serbe. Ai tregoi se marketi i tij, ishte dhe do të mbetet ndër marketet kryesore të produkteve vendore.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt Zekir Bytyqi, tha se përkrahja ndaj bizneseve ka rolë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e rritën e prodhimtarisë vendore.

“Ne si komunë, kemi përkrahur gjithnjë dhe do të vazhdojmë mbështetjen edhe në të ardhmen të prodhuesve vendor që të fuqizojmë e krijojmë edhe më shumë vende të reja pune, e cila tashmë pas vënies së taksës nga institucionet veç se ka ndodhur”, tha Bytyqi.

Ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve për konsum të produkteve vendore me qëllim të zhvillohemi edhe më shumë si vend.