Fjalë Kyçe

Hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore

Hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./Gazeta Alo/