Fjalë Kyçe

Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës

Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vitit 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës.

Haradinaj, këtë e ka thënë në takimin që kishte pasur me Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Prita në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin diskutuam për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes. Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë e vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë./Gazeta Alo/