Fjalë Kyçe

Institucionet Mikrofinanciare arrijnë fitim rekord prej mbi 7 milionë euro

Institucionet Mikrofinanciare arrijnë fitim rekord prej mbi 7 milionë euro

Institucionet Mikrofinanciare (IMF), kanë arritur pothuajse shifra rekorde të fitimeve këtë vit.

Këto institucione që merren kryesisht vetëm me kredidhënie kanë arritur sivjet qarkullim rekord.

IMFT-të në shtatë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur neto fitimin prej hiç më pak se 7.1 milionë eurove, shkruan ORAinfo.

BQK përmes Sistemit Financiar Informativ mujor për periudhën janar-gusht, njofton se IMFT-të gjatë kësaj periudhe kanë arritur rritje vjetore të kredive për 28.4 për qind.

Ndërkaq, norma e interesit në kredi që lëshojnë këto institucione është 25.7 për qind.Sipas raportit të BQK-së, të hyrat totale të këtyre institucioneve gjatë kësaj periudhe kohore kane qenë 27.1 milionë euro, përderisa shpenzimet 20 milionë euro, që i bie se neto fitimi i tyre ka arrit në 7.1 milionë euro.

Në Kosovë operojnë 22 Institucionet Mikrofinanciare që nuk kanë ende status të definuar.

Ato operojnë si OJQ ndonëse arrijnë qarkullim milionësh dhe qëllimi kryesor i tyre është fitimi.

Ndryshe, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ditë më parë kantë tërhequr vërejtjën se rritja e shpejtë e huamarrjes nga konsumatorët e pasiguruar mund të jetë shqetësuese.