Fjalë Kyçe

KEDS i përgjigjet Termokosit: Keni qenë të njoftuar për ndërprerje të energjisë

KEDS i përgjigjet Termokosit: Keni qenë të njoftuar për ndërprerje të energjisë

Ngrohja qendrore publike e Prishtinës, “Termokos”, ka akuzuar sot KEDS-in se për shkak të ndërprerjeve të energjisë është ndalur furnizimi me ngrohje në kryeqytet.

Në lidhje me këtë ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka akuzuar KEDS-in se për shkak të ndërprerjeve të paparalajmëruar të energjisë elektrike është dëmtuar sistemi i furnizimit me ngrohje.

Lidhur me këto akuza, Gazeta Alo ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala I cili ka thënë se  ekipi i KEDS-it i ka dalë në ndihmë “Termokosit”, për rregullimin e këtij furnizuesi dhe se ky problem tashmë është sanuar.

“Kishte ndodhur një prishje në asetet furnizuese të Termokosit. Por, KEDS duke e ditur edhe ndjeshmërinë, i ka dalë menjëherë në ndihmë kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen. Rreth orës 14:00 ekipet e KEDS-it kanë arritur të sanojnë problemin dhe Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike”, ka thënë Buzhala, për Gazetën Alo.

Ai ka pohuar se për ndërprerje të energjisë KEDS-i, ka njoftuar me kohë edhe Termokosin edhe konsumatorët./Gazeta Alo/