Fjalë Kyçe

Kërkohet hetimi i kontratës me Bechtel Enkan

Kërkohet hetimi i kontratës me Bechtel Enkan

Instituti Demokratik i Kosovës ka kerkuar nga Qeveria që të japë sqarime publike se çfarë përfshihet brenda 53 milionë eurove dhë në  Bechtel Enkas.

Këtë  kërkesë ata e kanë bërë në një konferencë për media ku edhe kanë  folur për zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë -Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate, shkruan Gazeta Alo.

Ata thonë se kjo zgjatje deri më 1 qershor të vitit 2019-të u bë për shkak të mungesës së buxhetit ngase Qeveria obligohet t’ia jap Bechtel Enkas 53 milionë euro.

KDI-ja ka ftuar organet e drejtësisë  që të hetojnë këtë shumë në mënyrë që të merret vesh e vërteta se çfarë po ndodh me paratë publike./Gazeta Alo/