Fjalë Kyçe

Këta janë numrat fitues të kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencialë fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për periudhën e TM4 2018.

Tërheqja e numrave potencialë fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.

Numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,777.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në uebfaqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 11 shkurt deri me datën 15 shkurt 2019, nga ora 8:00 – 16:00.