Fjalë Kyçe

Lluka: Nëse dështon “Kosova e Re” do të humbim 19.7 milionë euro

Lluka: Nëse dështon “Kosova e Re” do të humbim 19.7 milionë euro

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se nëse projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” nuk kalon, Kosova rrezikon t’i humbas 19.7 milionë euro.

Lluka gjatë raportimit në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, sqaroi se projekti është duke u realizuar në bazë të planit.

Sipas tij, edhe pse Banka Botërore nuk e përkrah këtë projekt, termocentrali i ri do të ndërtohet.