Fjalë Kyçe

Mbi 2.3 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2019

Mbi 2.3 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2019

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të jetë mbi 2.3 miliardë euro.

Kështu ka deklaruar Ministri i Financave, Bedri Hamza, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje ku po diskutohet për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 është bërë e ditur se 300 milionë euro pritet të ndahen për fushën e arsimit derisa 250 milionë për fushën e shëndetësisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj duke iu referuar propozim-buxhetit për vitin 2019 ka thënë se “i konfirmojmë Kosovës një lajm të mirë”.