Fjalë Kyçe

Mbi 91 mijë euro shpenzime të deputetëve për akomodim jashtë vendit

Mbi 91 mijë euro shpenzime të deputetëve për akomodim jashtë vendit

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti vetëm për dreka zyrtare Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 67 mijë euro, derisa për akomodime të deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 2 milionë e 39 mijë e 978 euro të buxhetit shtetëror janë shpenzuar për pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për pagat e  administratës së Kuvendit janë shpenzuar 1 milion e 108 mijë e 767 euro e për stafin mbështetës politik 405 mijë e 360 euro.

Totali i shpenzimeve për pagat e tyre kap shifrën e 3 milionë e 554 mijë e 106 eurove.

Në raportin gjashtëmujor financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se nuk është lënë anash as shtrimi i drekave zyrtare, për të cilën kategori janë shpenzuar 67 mijë e 424 euro.

Ndërkohë, akomodimet e deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro. Të zgjedhurit e popullit nuk janë treguar më dorëlirë as për shërbimet tjera.