Fjalë Kyçe

Minatorët në grevë, nuk punon asnjë ndërrim

Minatorët në grevë, nuk punon asnjë ndërrim

Sot është dita e dytë e grevës së organizuar nga punëtorët e Minierës së Stantërgut të Kombinatit “Trepça”.

Klan Kosova ka mësuar se asnjë nga ndërrimet e kësaj miniere nuk është duke punuar, përveç pozitave vitale siç janë pompat apo trafot.

Isuf Peci nga Sindikata e Minatorëve ka thënë se ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjëri nga krerët e shteti pritet t’i vizitojë ata gjatë grevës.

Mirëpo ai ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri sa të realizohen kërkesat e tyre për rritje pagash prej 20 përqind.

Ai ka thënë se vendimi për të hyrë në grevë ka qenë i punëtorëve dhe Sindikata e Minatorëve e përkrahë këtë vendim.

“Vendim është marrë nga punëtorët. Çfarëdo vendimi që marrin punëtorët, Sindikata e Minatorëve e përkrahë atë”.