Fjalë Kyçe

Nënshkruhet udhëzimi administrativ për përdorimin e flamujve nëpër produkte

Nënshkruhet udhëzimi administrativ për përdorimin e flamujve nëpër produkte

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ që rregullon fushën e përdorimit të flamujve nëpër produkte.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë janë të obliguar të vendosin flamurin derisa ka dhënë shpjegime se ku duhet të vendoset në product, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profiling e tij në Facebook, Shala ka shkruar se tashmë secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ të cilin e kam nënshkruar para disa ditësh në lidhje me përdorimin e flamujve afër çmimit të secilit produkt që shitet në tregun e Republikës së Kosovës.

Flamuri duhet të jetë i vendosur në anën e majtë, afër çmimit të produktit, në madhësi të çmimit, por jo më i vogël se 4 cm me 2cm.

Ftoj të gjithë shitësit që ta respektojnë këtë udhëzim dhe të jenë bashkëpunues, sepse ky është edhe një hap në vetëdijësimin e konsumatorit, për mënyrën e blerjes së produkteve në tregun e Kosovës.

  1. Tashmë secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen. Ne po punojmë çdo ditë që të rrisim prodhimin vendor, të përmirësojmë cilësinë e prodhimit vendor, prandaj ky është edhe një hap tutje për inkurajimin e qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore./Gazeta Alo/