Fjalë Kyçe

Pezullohet nga puna zyrtari i ATK-së

Pezullohet nga puna zyrtari i ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës ka pezulluar një zyrtar të saj për shkak të keqpërdorimit të pozitës.

Përmes një njoftimi për  media, ATK ka bëtë të ditur se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës, shkruan Gazeta Alo.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për një zyrtarë – inspektorë tatimorë të dyshuar për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Konflikt Interesi” nga Neni 424 i KPRK-së”, ka njoftuar ATK.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë. ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e tyre./Gazeta Alo/