Fjalë Kyçe

Rritet prodhimi industrial në vendet e BE-së

Rritet prodhimi industrial në vendet e BE-së

Në muajin tetor 2018 krahasuar me muajin shtator 2018, prodhimi industrial në vendet e Bashkimit Industrial dhe Eurozonë u rrit me 0.2 për qind, ndërsa , në muajin tetor 2018 krahasuar me muaji tetor 2017, prodhimi industrial u rrit me 1.2 për qind në Eurozonë dhe me 1.3 për qind në Bashkim Evropian.

Sipas vlerësimeve nga Eurostat, në Eurozonë në muajin tetor 2018, krahasuar me muajin shtatorin 2018, prodhimi i mallrave kapitale u rrit me 1 për qind, mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 0.4 për qind dhe mallrat e ndërmjetme me 0.2 për qind, ndërsa prodhimi i mallrave jo të qëndrueshme të konsumit mbeti i qëndrueshëm dhe prodhimi i energjisë ra me 1.7 për qind.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi, prodhimi i mallrave kapitale u rrit me 0.8 për qind, mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 0.6 për qind dhe mallrat e ndërmjetme dhe mallrat jo të qëndrueshme të konsumit me 0.3 për qind, ndërsa prodhimi i energjisë ra me 1.4 për qind.

Ndër vendet anëtare për të cilat disponohen të dhëna, rritjet më të larta në prodhimin industrial u regjistruan në Lituani me 7.4 për qind, Slloveni me 2.5 për qind, Hungari dhe Suedi me 2.1 për qind. Zbrijet më të mëdha u vërejtën në Finlandë me 2.6 për qind, Greqi me 1.5 për qind, Letoni me 1.2 për qind dhe Çeki me 1.1 për qind.