Fjalë Kyçe

Sejdiu: Ekonomia e vendit është shkatërruar nga AKP-ja

Sejdiu: Ekonomia e vendit është shkatërruar nga AKP-ja

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Agjencinë Kosovare të Privatizimit tha se kjo agjenci ka shkatërruar ekonominë e vendit. Sipas tij, PSD-ja nuk do ta votoj raportin për këtë agjenci.

“Ndikimi i AKP-së në ekonomin e Kosovës është mos të themi zero, ai është shkatërrues. 700 milionë euro kemi shit asete për 20 vite. E kemi shitur të gjithë ekonominë për 700 milionë euro dhe nuk kemi bërë asgjë. Raporti është i saktë por është për një model ekonomik totalisht të gabuar. Duhet me ndal privatizimin në Kosovë. Ky Agjencion i Privatizimit e ka shkatërruar ekonominë”, tha ai.

Sejdiu tha se duhet të ndërrohet modeli ekonomik dhe të stimulohet zhvillimi i industrive në sektorët që mund të jenë fitimprurës.