Fjalë Kyçe

Shqipëria me të ardhura rekorde nga turizmi

Shqipëria me të ardhura rekorde nga turizmi

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri arritën një vlerë rekord prej 683 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga turizmi u rritën me afro 100 milionë euro.

Ndërkohë që në nëntë muajt e këtij vit, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.47 miliardë euro, me rritje me 12% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë këtij viti, Shqipëria njohu një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve të huaj nga vendet e rajonit, Evropës e deri nga kontinenti aziatik, transmeton atsh.

Ndërsa e gjithë Shqipëria, nga Valbona, Thethi, në veri të vendit Vlora e Saranda jugore, u shndërruan në destinacionet më të kërkuara turistike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tiranën, ku fluksi i vizitorëve shtohet me ritme të ritme të përshpejtuar e grupet e turistëve i bashkohen njëra tjetrës, ndërkohë që ka filluar ndërtimi i bujtinave të reja agroturistike, një tjetër risi që i ka dhënë jetë zhvillimit të turizmit rural anë e mbanë vendit.

Ekspertët shprehen se, kontributi bumit turistik i adresohet investimeve strategjike në infrastrukturën rrugore dhe rivitalizimin e qendrave urbane por mbi të gjitha qendrave historike, kulturore e trashëgimisë shqiptare që mbeten trend i kuriozuar në çdo kohë dhe për gjithkënd, për misterin që mbartin.