Fjalë Kyçe

Veseli i’a tregon vendin BE-së, për Trepçën

Veseli i’a tregon vendin BE-së, për Trepçën

Ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian që çështja e Trepçës do të duhej të diskutohet edhe në Bruksel , ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas Veselit, me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë.

Postimi i tij i plotë:

Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë./Gazeta Alo/