Fjalë Kyçe

Haradinaj fton LDK-në dhe VV-në të bëhen pjesë e dialogut, kombëtarja nuk duhet të dobësohet

Haradinaj fton LDK-në dhe VV-në të bëhen pjesë e dialogut, kombëtarja nuk duhet të dobësohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë koment rreth qëndrimeve të Serbisë karshi Kosovës sa i përket takës.

Ai edhe njëherë e ka ripërsëritur që taksa nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta Alo.

“Nuk kam ndonjë koment për qëndrimet e Serbisë edhe nëse kthehen në qëndrime të BE-së prapë nuk kam çka me be. Kurrë një certifikatë Kosova nuk e ka marr për trupat e pajetë që janë gjetur në Serbi. Kosovës ju ka bë një gjykatë, nëse kështu është qëndrimi i tyre, edhe qëndrimi im është i qartë, pa qenë njohja në tavolinë s’ka heqje të taksës”, tha Haradinaj.

Kryeministri, Haradinaj në një konferencë për media u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që të bashkohen në procesin e dialogut.

Sipas tij, në ligën kombëtarë nuk duhet të dobësohet kombëtarja. Kosova është ulë në tavolinë pa asnjë kusht çdoherë por nuk ka dhënë rezultat.

“Misioni im është fuqizimi i Kosovës në pozicionin negociues. Unë e ftoj edhe LDK edheVV-në që të bashkohën. Janë dy liga që po zhvillohen është ajo e brendshmja dhe ajo e jashtmja dhe ligën kombëtarë nuk duhet me dobësu kombëtarja”, tha  Haradinaj./Gazeta Alo/