Fjalë Kyçe

Ramadani i kundërpërgjigjet Mustafës: Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e tua

Ramadani i kundërpërgjigjet Mustafës: Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e tua

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa pasi ky i fundit bëri një krahasim mes kabinetit të tij dhe të atij aktual, që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimit e ish-kryeministrit Mustafa, pasi që sipas tij Haradinaj do të dështone, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij:

Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri

– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,

– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,

– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve

– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve

– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman

– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.

Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:

Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte./Gazeta Alo/